VLORË- Policia e Vlorës, gjatë orëve të natës ka kryer një operacion antidrogë. Lidhur me këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona.
Burime nga policia kanë konfirmuar për ABC News se është sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe një furgon.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar rreth aksionit apo lëndës narkotike të sekuestruar.