Anëtari i Kryesisë së PD së “Rithemelimit”, Indrit Hoxha zbuloi në “Ditari” i A2CNN detaje nga aksioni opozitar dhe plani për mosbindje civile që është paralajmëruar nga Sali Berisha edhe në Kuvendin Kombëtar të 2 dhjetorit.

Në një skemë që i përngjan “Çadrës” së Lulzim Bashës në 2017, pritet që PD sipas Hoxhës të thërrasë protestuesit në shesh dhe të rrethojnë më pas Kryeministrinë deri kur Edi Rama të dorëzohet dhe të pranojë krijimin e një qeveri teknike.

“Këtë radhë nuk do të ketë më fjalime. Nëse në kohën e zotit Basha kishte fjalime dhe nëse protestat mbaroni për 10, 15 apo 30 minuta dhe bëhej xhiro rreth kryeministrisë. Ndërkohë tashmë Kryeministria do rrethohet dhe njerëzit do rrinë aty derisa ne të shkojmë në qeveri teknike. Kjo gjë është e padiskutueshme.

Është e vendosur. Qytetarët po presin që PD të caktojë datën për të dalë në shesh. Të gjitha strukturat e PD-së, duke nisur që nga lidershipi i saj, Berisha ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë anëtarët, deputetët janë shpërndarë në zona., Kjo që po ndodh në Parlament do të ndodhi në çdo zonë të Shqipërisë”, tha ai.