Të enjten, skuadrat braziliane përfunduan edicion e tyre, me Palmeiras që siguroi titullin e radhazi në Brasileirao. Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, që tani luan në Gremio dhe sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit, Endrick, ishin të dy të pranishëm në çmimet “Bola de Prata ESPN”, ku ishin në garë për disa nga çmimet.

Duke folur për mediat, Uruguaiani lavdëroi të riun brazilian, duke shprehur admirimin e tij për arritjet e jashtëzakonshme të Endrick këtë vit.

Megjithatë, ai nuk ka hezituar t’ia përmend se ai do të dëshironte që braziliani ta zgjidhte Barcelonën. “Ai është një yll, ai është ende shumë i ri, ai po hedh hapat e tij të parë. Mendoj se ajo që ka arritur këtë vit është e pabesueshme. Brazili, Real Madridi dhe futbolli kanë një yll për shumë vite që do të vijnë. Natyrisht, unë doja Endrickun te Barça, por është ai që duhet të vendosë dhe të shijojë futbollin, dhe futbolli do ta shijojë atë”, deklaroi Suarez. Reagimi i Endrick ndaj deklaratës ishte interesant, pasi që u duk që braziliani ndihej në siklet nga fjalët e thënë nga Suarez.