Mbahen sot homazhe për aktorin e ndjerë Mirush Kabashi, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Zhani Ciko tregoi bashkëpunimet me Kabashin dhe kur ky i fundit interpretoi për herë të parë në një koncert rolin ‘Sokrati’.

“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatituri rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thash; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli sadisfaksion”, tha Ciko.