Mbrëmjen e kaluar, Drake ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë në Kick.com dhe në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm

Dhe Drake tha: “Udhëtoni më shumë për kënaqësinë tuaj”.

Bashkë prezantuesi iu lut Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke dhënë një lajm surprizë për fansat e tij kudo në botë:
“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.”

Drake ka qenë shumë i suksesshëm për një kohë të gjatë dhe pasuria e tij neto është vlerësuar në rreth 250 milionë dollarë. Çështja është se Drake ndoshta nuk ka nevojë që dikush t’i dhurojë më shumë para, por një fans bëri pikërisht këtë…i dhuroi 20 cent.

Kjo ndodhi teksa Drake po fliste për diçka që nuk kishte lidhje, më pas ai i hodhi një sy në ekranit të tij dhe tha: “Faleminderit për bakshishin 20 cent, (duke përmendur emrin e donatorit), e vlerësoj atë. Kjo do të shkojë për një kauzë të mirë.” Spotify thuhet se paguan rreth 0.3 cent për transmetim, kështu që në thelb, shikuesi dhuroi atë që Drake do të fitonte nga 67 transmetime.

Reperi me famë botërore, Drake publikoi pak kohë më parë videoklipin e këngës më të re, të shkëputur nga albumi me titull “For All The Dogs”, në të cilën shfaqej i veshur me simbolet kuqezi dhe përmendte Prishtinën.

Ajo që ra në sy ishin motivet e përdorura nga reperi kanadez në klipin e këngës; pikërisht xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë në shpinë. Ndërsa klipi u publikua në një moment tepër të veçantë për shqiptarët, për festat e nëntorit, me datën 29 që shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.