Drejtuesit e Teslës janë më të rrezikuar për aksidente, sipas një analize të LendingTree të 30 markave të makinave. Analiza zbuloi se drejtuesit e Tesla-s janë të përfshirë në më shumë aksidente sesa drejtuesit e çdo marke tjetër. Drejtuesit e Tesla-s kishin 23.54 aksidente për 1000 shoferë. Ram (22,76) dhe Subaru (20,90) ishin markae e tjera me më shumë se 20 aksidente për 1000 shoferë.

Ky nuk ishte një studim shkaku; studimi nuk analizoi arsyen e një incidenti. Por vjen mes lajmeve se Tesla kohët e fundit tërhoqi më shumë se 2 milionë automjete Tesla për një çështje sigurie që lidhet me softuerin e saj Autopilot – konkretisht, një veçori e quajtur Autosteer, e cila është pjesë e sistemit të ndihmës së shoferit. Tërheqja prek pothuajse të gjitha makinat që Tesla ka shitur në Shtetet e Bashkuara.