Sipas tyre, sytë e kafshëve ndryshojnë ngjyrë në muajt më të ftohtë për të përmirësuar shikimin në ultraviolet, që i ndihmon të pikasin likenet që janë vitale për mbijetesën e tyre.

Kështu dreri Rudolph nuk ka nevojë të përdorë humdën e tij të famshme për të drejtuar tufën e tij, pasi këto kafshë kanë një formë të veçantë për shikimin e natës, që e përdorin në kërkimin e ushqimit, thonë studiuesit gjatë punës në Skoci.
Ata kërkonin përse kjo specie ishin gjitarët e vetëm që ndryshojnë ngjyrën e syve sipas sezonit, nga portokalli e artë në verë, në një nuancë blu gjatë muajve të dimrit.

Studimi zbuloi se ky ndryshim i ndihmon ata të shikojnë më mirë në mesin e dimrit kur dëbora është e rëndë, duke i lejuar të transmetojnë një dritë ultraviolet.
Ata shtonin se kjo është arsyeja pse drerët janë të aftë të shikojnë qartë në errësirë dhe të kërkojnë pa problem ushqime të preferuara si likenet e pemëve.

Studimi i drejtuar nga Prof Nathaniel Dominy, antropolog i universitetit të Dartmouth në SHBA, u ndihmua nga Dr Catherine Hobaiter, e cila tha: “Për sytë tanë ashtu si për shumicën e gjitarëve, likenet e zbehta mes dëborës së dendur nuk mund të gjenden kollaj. Por në sytë e drerëve ato dallohen nga të tjerat në formën e njollave të errëta pasi reflektojnë më shumë mes bardhësisë së dëborës”.

Drerët e tundrave njohën për preferencën e një likeni të veçantë të quajtur Cladonia rangiferina, i cili njihet gjithashtu si mushku i drerëve.
Kjo specie likenesh në fakt nuk është myshk dhe rritet në formë sfungjeri në zonat më të larta të veriut, shkruan rrjeti The Guardian.

Hobaiter tha se studime të mëparshme kishin sugjeruar një shikim nate që zotërohej nga drerët për zbulimin e likeneve, por nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme.
Ajo shtonte se ka rreth 13,000 specie likenesh në të gjithë botën.
“Një nga veçoritë e Skocisë është se ka një diversitet shumë të madh likenesh, me më shumë se 1500 specie në zonat e larta, kështu që këtu ishte vendi më i mirë për të zgjidhur misterin.”

Grupi nisi studimin në mars në malin skocez të Cairngorms ku fotografoi likenet e ndryshme me dritë ultraviolet dhe zbuloi reflektimet e ndryshme të tyre.
Dominy tha: “Drerët nuk duan të shpenzojnë energjinë e tyre duke kërkuar më kot në mjedisin e zbrazët e të ftohtë. Nëse ata i shohin likenet nga distanca, kjo u jep një avantazh të madh në një kohë kur ushqimi është i pakët”.