Shqipëria arriti të kualifikohej në Europianin e verës së ardhshme, me fazën finale që do të nisë më 14 qershor. Por, deri atëherë, ekipi kombëtar do të zhvillojë dy takime miqësore në muajin mars, siç janë parashikuar edhe datat e FIFA-s.
Deri tani, nuk ka ende asgjë zyrtare, pasi FSHFja po punon në këtë drejtim për të mbyllur dy ndeshjet që do të luhen.
Gazeta “Panorama Sport” mëson se mundësia është që Shqipëria të luajë me Turqinë dhe Zvicrën, në muajin mars. Të dyja kombëtaret janë pjesë e Europianit dhe gjithçka do të vendoset shumë shpejt. Këto teste do të vlejnë edhe për trajnerin Silvinjo, për të vlerësuar edhe njëherë nga afër lojtarët e tij dhe ndonjë emër të ri.