Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë nga syri i një pacienteje.

Gruaja nga Kunming, Kinë po kruante sytë e irrituar kur prej tyre ra një krim parazit, raporton media lokale. Mjekët gjetën 60 krimba të tjerë në sytë e saj që jetonin në hapësirën mes kokërdhokëve dhe qepallave të syve.

Parazitët Filarioidea që mjekët gjetën zakonisht transmetohen përmes kafshimeve të mushkonjave, por pacientja mendon se i ka marrë përmes maceve ose qenve të infektuar. Sipas saj, duhet të ketë pëkëdhelur ndonjë prej tyre, larvat janë ngjitur pas duarve të saj dhe kur ka fërkuar sytë, kanë mbetur aty.

Ajo do të vazhdojë kontrollet rutinë për të parë nëse mund të kenë mbetur krimba apo larva të tjera.

Disa lloj parazitësh mund të shhkaktojnë verbëri, por janë më të zakonshëm në Afrikë se sa në Kinë.

Në një rast tjetër, një amerikane mendoi se po hiqte një qerpik, por prej syrit të saj dolën 14 krimba. Mjekët hoqën 14 parazitët e tejdukshëm për rreth 20 ditë dhe më pas simptomat e pacientes u zhdukën.