Duhej të kthehej në fushë vetëm në 2024, por Paulo Dybala po “djeg” me shpejtësi kohën e rikuperimit. Nuk përjashtohet që fantazisiti argjentinas të zbres në fushë më 30 dhjetor, në sfidën kundër Juventusit.

Dybala vuan nga një problem muskulor, edhe nëse rikthehet në dispozicion të Mourinho-s, nuk parashikohet që kundër ish ekipit të tij të zbres në fushë nga minuta e parë, por mund të jetë në pankinë, i gatshëm të luajë disa minuta nëse do të jetë e nevojshme.