Një tjetër gënjeshtër e Sali Berishës, lidhur me procesin e SPAK ndaj tij, është zbuluar. Prej javësh ai e akuzon gjyqtaren që i konfirmoi masat e sigurisë ndaj tij, detyrimin e paraqitjes dhe ndalimin jashtë vendit, si në konflikt të hapur interesi pasi sipas Berishës e kishte shkakuar Irena Gjokën kur ishte Presidenti i Republikës, rrjedhimisht edhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Report Tv ka siguruar përgjigjen që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer përgjigje avokatëve të Berishës për historikun e emërimeve të gjyqtares Irena Gjoka
Nga kthimi i përgjigjes rezulton se Sali Berisha vetë e ka shkarkuar dhe e ka emëruar Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime të njëpasnjëshme.
Më 8 shkurt 1996, KLD e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër.