Barcelona dhe Real Madrid e kanë në listat e dëshirave, por Julian Alvarez është i lumtur te Manchester City dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient.

Pasi fitoi Kupën e Botës si protagonist, sulmuesi argjentinas fitoi tripletën me skuadrën e Pep Guardiolës sezonin e kaluar.
Në lidhje me interesimin e katalanasve dhe Los Blancos, 23-vjeçari u shpreh se është i përqendruar plotësisht te Manchester City.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur te City. U bë më shumë se një vit që jam pjesë e këtij klubi. Dhe ndihem mirë me sukseset që kemi arritur.

Nuk jemi ngopur. Objektivi ynë është të konkurrojmë përsëri për fitimin e çdo trofeu“, thekson Alvarez, i cili sapo fitoi edhe Botërorin për Klube me Citizens.
10 gola dhe 9 asiste numëron goleadori argjentinas deri në këtë fazë të sezonit me Manchester Cityn.