Astrologu Jorgo Pulla ishte këtë të hënë i ftuar në një emision televiziv ku ka zbuluar se cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin 2024.

Për dashurinë shenjat më me fat sipas astrologut do të jenë:

“Gaforrja, Demi, Peshorja, këto shenja do kenë shumë mundësi të mira për martesa apo lidhje dashurore. Ky vit do të jetë shumë harmonik me këto shenja dhe do u japë mundësi”.

Tre shenjat që do vuajnë më shumë nga tradhtia në 2024 do të jenë:

“Duhet të kenë kujdes, Demi, Virgjëresha dhe Ujori. Këtyre shenjave u them që në një lidhje e një njohje mos të bini viktimë e vetvetes. Një lidhje që të ketë jetëgjatësi, do tre muaj të njihet, më pas ajo lidhje nuk ka shkëputje. Kur Hëna është Gaforre apo Virgjëreshë, është momenti më i mirë për takime”.

Për pasurinë Jorgo Pulla u përgjigj:

“Shenjat që do bëjnë më shumë para në 2024 janë: Gaforre, Bricjap dhe Luan”.