Edhe këtë të premte, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka zbatuar vendimin për t’u paraqitur në gjykatë.

Beqaj, sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha, është paraqitur në orarin e caktuar, në 15:30. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë, ish-ministri ishte vetëm, pa avokatin e tij.