Beteja më e madhe mes dy grupimeve politike ishte në Beograd. Ndonëse rezultatet për qeverisjen e Beogradit ende nuk janë shpallur nga autoritetet zgjedhore, sipas parashikimeve të grupeve që vëzhguan zgjedhjet, Partia Progresive e Serbisë e zotit Vuçiç ka fituar 38 për qind të votave në Beograd, ndërsa opozita 35 për qind.
Siç shkruan Telegrafi britanik, “Lideri i Serbisë shpalli fitoren në zgjedhje, pas akuzave se ka sjellë 40 mijë njerëz në Beograd me autobus”.
“Kjo është një fitore absolute dhe kjo më bën të lumtur”, tha Vuçiç para rezultateve zyrtare.
SNS fitoi rreth 47 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, të mjaftueshme për një shumicë absolute në parlamentin prej 250 vendesh.
Serbia kundër dhunës, një grup partish pro-evropiane, fitoi 23 përqind, sipas rezultateve paraprake. Ata akuzuan SNS-në për mashtrime zgjedhore, paralajmëruan se do të ankohen dhe do të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, shkruan Telegrafi.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të tentativave serioze për të vjedhur zgjedhjet”, tha një nga liderët e koalicionit, Miroslav Aleksiç.
Serbia kundër dhunës pretendon se 40,000 dokumente u janë lëshuar njerëzve që nuk jetojnë në Beograd dhe se “serbët nga BeH u dërguan me autobusë në masë për të votuar në Beograd”.
Media gjithashtu shkruan se projeksionet tregojnë se SNS ka fituar 38 për qind në kryeqytet, ndërsa SPN ka fituar 35 për qind.
Kishte pretendime se votuesit paguheshin për të votuar dhe u bëheshin presione, si dhe raporte se një ekip vëzhgimi ishte sulmuar.
Partitë opozitare akuzuan edhe partinë në pushtet për “ryshfet të votuesve, mbytje të lirisë së mediave, dhunë ndaj kundërshtarëve, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Serbisë mohon të gjitha akuzat për ndonjë manipulim zgjedhor, transmeton kjo media.
Siç raporton Telegrafi britanik, “Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike dhe Beogradi, i cili varet nga gazi rus, nuk iu bashkua Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë”.
“Ne mirëpresim arritjet e zotit Vuçiç,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai foli për Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, si një vend “vëllazëror”, duke shtuar se Moska shpreson se rezultati do të çojë në “forcimin e mëtejshëm të miqësisë”, transmeton Telegrafi.
Një numër i konsiderueshëm i serbëve e përkrahin Moskën në luftën në Ukrainë dhe e urrejnë NATO-n, e cila mbështet Kievin, për shkak të sulmit ndaj Jugosllavisë, shkruan Telegrafi.
Gjithashtu, ka ende fluturime ndërmjet këtyre dy vendeve.
Viktor Orban, kryeministri pro-rus i Hungarisë, gjithashtu uroi Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhje.
Orban bllokoi një paketë ndihme për Ukrainën me vlerë 50 milionë dhe kundërshtoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Kievin.
Zgjedhjet parlamentare, të pestat që nga viti 2012, përkoi me zgjedhjet lokale në shumicën e komunave, Beograd dhe Vojvodinë.
Zgjedhjet nuk kanë përfshirë zgjedhjet presidenciale, por partia në pushtet, siç shkruan Telegrafi, “së bashku me mediat pro-qeveritare, bënë fushatë si referendum për Vuçiçin”.
Serbia kundër dhunës me prirje perëndimore ka qenë me ndikim gjatë muajve të protestave pas ngjarjeve tragjike të majit, kur u vranë 18 persona.
Kjo tronditi, siç shkruan Telegrafi, “mbytjen prej një dekade në pushtetin e SNS-së dhe pakënaqësia ishte më e madhe për shkak të rritjes së inflacionit, i cili arriti në tetë për qind në nëntor”.
Gjithsej 18 parti dhe koalicione luftuan për mbështetjen e 6.5 milionë votuesve.