Ekonomia e vendit vijoi të zgjerohej ngadalë edhe në tre-mujorin e tretë të vitit, pavarësisht se hynë turisë si kurrë më parë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se rritja ekonomike në harkun e muajve korrik-shator ishte 3.46 për qind. Ky është niveli më i lartë për këtë vit, por duke qëndruar poshtë zgjerimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 2022-shit.
Ndryshe nga sa ndodhi në gjysmën e parë të vitit, rritja u udhëhoq nga rritja e pagave në administratën publike dhe investimet e qeverisë, pasur nga ndërtimi bashkë me agjencitë imobiliare dhe informacioni dhe komunikimi.
Ndërkohë të dhënat e INSTAT po konfirmojnë rrudhje të konsumit vendas. Ndonëse Shqipëria shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që në tremujorin e dytë, konsumi i popullatës ka qenë i dobët duke u rritur me vetëm 2.06 për qind.
Nga ana tjetër, “konsumi i qeverisë” u zgjerua me plotë 12.28 për qind në raport me harkun e muajve korrik-shtator 2023. Nga të dhënat konfirmohet gjithashtu zgjerimi i eksporteve me gati 187 për qind, pavarësisht krizës së shkaktuar nga zhvlerësimi i euros.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë pret që këtë vit Prodhimi i Brendshëm bruto të rritet me 3.7 për qind. Sipas “financave” rritja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm do të zgjerohet në 3.8 për qind.