Ekspertët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ngritur alarmin lidhur me një aplikacion të ri që po instalohet automatikisht në Iphone-n tuaj.
Apple ka publikuar përditësimin e ri, ioS 17.2 në fillim të kësaj javë, sipas të cilit ka mundur të përmirësojë disa probleme të sigurisë të gjetura në prezantimin e tij të mëparshëm.
Si pjesë e prezantimit të iOS 17.2, Apple njoftoi instalimin e një aplikacioni të ri të quajtur ‘Journal’, një mënyrë krejtësisht e re për të reflektuar në momentet e jetës dhe për të ruajtur kujtimet tuaja, i cili shkarkohet automatikisht si pjesë e përditësimit.
Ndryshe nga aplikacioni “Notes”, Journal u provon sugjerime të personalizuara përdoruesve për të frymëzuar shkrimet e tyre, duke i inkurajuar ata të kapin momentet e përditshme dhe ngjarjet e veçanta përmes ditarit, i cili është treguar për të përmirësuar mirëqenien. Disa ekspertë pretendojnë se ky aplikacion, i cili instalohet automatikisht, ndan informacionet tuaja me përsonat e huaj që gjenden pranë teje.
Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me privatësinë e këtij aplikacioni, ju mund të kontrolloni nëse të tjerët mund të gjejnë pajisjen tuaj, duke klikuar tek “Journaling Suggestions”, duke e çaktivizuar “Discoverable by Others”.