Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës, Xhezmi Metushi, tha se vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht në qendrën tregtare “Metropol”, duke theksuar se zjarri dyshohet të ketë shpërthyer në një dyqan këpucësh. “Shumë e vështirë. Është pallat shumëkatësh.
Kishim shumë vështirësi. Mbi 10 zjarrfikëse ishin në terren. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh.
Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci”, tha Metushi.