Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin përjetë, Indrit Shaqja, pas vrasjes në burgun e Peqinit të Arben Lleshit. Burime nga organi akuzës konfirmuan për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, se ka dyshime se edhe Indrit Shaqja, i cili mbeti plagosur, ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit.

Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja. Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit teksa po verifikohen rrethanat.