Nga Roma, ku mori pjesë në Festivalin e Politikës Atreju 2023, Kryeministri Rama hodhi poshtë mundësinë për një tjetër marrëveshje mbi emigrantët me ndonjë vend tjetër europian, që do të ishte e ngjashme me marrëveshjen me Italinë.

Rama theksoi se ndonëse Shqipëria, ka pasur kërkesa nga vende të tjera europiane për marrëveshje të tilla, në cdo rast është thënë “JO”.

Italia shtoi Rama, nuk po bën një transferim të problemit të vet, por po përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugëtim, ndërkohë që e do e trajtojë vetë problemin.

Fjala e Ramës:

Kryeministër cituat një sërë vendesh të tjera dhe duke pasur parasysh që ju flisni për mikpritje, dhe ju thoni që është një zgjidhje e një problemi italian, ndoshta mund të jetë një zgjidhje dhe për vendet e tjera europiane. Pra po e përkthej që nëqoftëse në një vend tjetër sepse pamë reagimin e Gjermanisë, në raport me këtë marrëveshje do të ishte e interesuar që të bënte një marrëveshje si ajo që ju keni bërë me Italinë, do të pranonit?
 
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, unë mendoj që të thuash që kjo është zgjidhja do të ishte pretendim, kjo nuk është zgjidhja ndoshta, por eshte një përpjekje për të gjetur zgjidhje në një situatë ku është e qartë se BE nuk ia del të kuptohen me njeri-tjetrin për zgjidhjen. Pastaj BE nuk arrin dot të kuptohet mes vetes për zanafillën e problemit sepse ajo që “pësojmë” ne nga këto flukse ka një zanafillë që lidhet me situatën, me historinë, me marrëdhëniet midis Afrikës dhe Europës. Atëherë, nëqoftëse në Angli të parit e Perëndimit shihet në mënyrë mjaft problematike, nëse në Afrikë është lënë terren forcave të tjera për të bërë biznes, ndërkohë që Perëndimi është vënë në rolin e një predatori për shekuj e shekuj dhe kur vjen fjala për të gjetur një jetë më të mirë shkohet drejt Perëndimit atëherë këtu duhet të ketë një vizion më të gjerë, një zgjidhje më të thellë, por ndërkohë që kërkohet një zgjidhje më e thellë e nëqoftëse kjo bëhet në mënyrë të përbashkët duhen gjetur edhe zgjidhje që ndoshta nuk janë zgjidhje të përsosura. Por, ndërkohë që është e thjeshtë të kritikohesh në përpjekjen për të bërë diçka pozitive nuk kuptohet se çfarë bëjnë ata që kritikojnë. 

-Do të pranonit kërkesën e një vendi tjetër europian, të ngjashëm me atë të Italisë?
 
Kryeministri Edi Rama: Jo, Jo! Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera europiane të BE dhe kemi thënë jo.
 
-A mund të na thoni secilën? Se ka një dallim. Mund të na thoni se cilat janë këto vende? Cilat janë këto vende që kanë bërë të njëjtën kërkesë? 
 
Kryeministri Edi Rama: Vende kushërinj, ndërkohë që Italia është një vend kushëri, është një vend simotër. Ka një ndryshim, nëqoftëse ne e bëjmë këtë me një vend në Turqi, në Greqi për të gjitha ato arsye që s’dua t’i përsëris për të mos humbur kohë, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo si një mision për faktin që ne jemi një vend jashtë, atëherë mund të na përdorin për të na kthyer në një vend ku transferojnë problemin sepse ajo çfarë Italia po përpiqet të bëjë nuk është të transferojë problemin, Italia nuk po bën një transferim të problemit të vet, por po përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugëtim, ndërkohë që e trajton vetë problemin. Kur një vend kushëri vjen nga shumë larg edhe thotë : Dëgjo, a mund të më japësh një dhomë se dua të transferoj një problem të timin. Nuk besoj se askush këtu do ta bënte për një kushëri apo jo?