Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë erë të fortë dhe dallgë të larta deri në 2.50 metra, në detin Jon. Si pasojë, Drejtoria e Përgjithshme detare njofton ndalimin e lundrimit të peshkarexheva dhe anijeve të vogla lundruese deri në mesditën e së nesërmes, 14.12.2023. Ndërkojë anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht punën e tyre.

“Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023”, thuhet në njoftim.