Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar në GJKKO në gjyqin për Gërdecin. Ajo ka deklaruar s enuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. Zili ka thënë se e ka parë këtë faks përmes mediave.

“Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun”, ka dëshmuar ajo.