Në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet seanca për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Foltorja ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

Seanca do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule, në orën 09:00.

Gjykata e Apelit në mars vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.