Ka një sulm nga njerëzit e Berishës ndaj kujtdo që shikohet duke festuar këto ditë, kryeisht nga institucionet e drejtësisë pao kundërhstarët e tyre në opozitë.

Një festë e Partisë Demokratike të Bashës në një klub të Tiranës me rastin e vitit të ri shkaktoi stuhi tek disa figura të partisë së Berishës duke e quajtur atë një herezi kundër hallit që ka kapur Berishën.
Po ashtu portali i familjes Beirsha ka masakruar një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pse është fotografuar duke vallëzuar në festën e krishtlindjeve me kolegët e saj të Gjykatës.

Ideja se Shqipëria nuk duhet të festojë për shkak të hallit të Sali Berishës, nuk ka të bëj me gjendjen e tyre shpirtërore. Kjo do të ishte e pranueshme, pasi tregon se ata janë njerëz të sinqert që e përjetojnë rënd arrestimin e Berishës dhe janë gati të lënë bukën dhe ujin derisa ky ndëshkim të pezullohet.

Është dhe më keq se kaq.

Ata janë të shqetësuar se mendojnë që njerëzit festojnë se po arrestohet Berisha e jo se janë festa. Pra ata kanë idenë se bota rrotullohet rreth Sali Berishës dhe jo rreth diellit dhe se viti i ri nuk mund të jetë festë edhe pse është në kalendarin e festave vjetore, por është një sebep të festohet meqë po dënohet Berisha.

Të autosugjestionuar ngaqë fati i jetës së tyre është i lidhur me Berishën, ata janë shumë të hutuar që bota, nuk është e shqetësuar për fatin e tij. Edh pse kanë mbetur shumë pak, as 100 vet gjithsej që i shkojnë pas dhe i rrinë roje tek rrugica e pallatit, ata prap nuk e besojnë dot, që Berisha është një i vdekur i pakallur për shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare në tërësi dhe askush nuk e llogarit atë si pjesë të jetës së tyre. Dhe kur përballen me një shoqëri normale si kjo e jona, ata shqetësohen.

Nuk e kuptojnë dot se si njerëzit shkojnë në dyqane, blejnë dhurata dhe ushqime për vit të ri, urojnë njëri tjetrin, shkojnë festojnë me kolegë në restorante madje dhe harbohen duke vallëzuar, dhe nuk u shkon mendja që tek rrugica “Mustafa Matohiri” (Dhe emrin e rrugës ja kanë gjetur komunist nga Tepelena), në një pallat në katin e katërt, udhëheqësi i tyre do të mbyllet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.

Kjo gjë është ende e papranueshme për trurin e tyre. I vetmi fat është se këta janë gjithsej rreth 100 talibanët e fundit në këtë vend. Mendo të ishim shumicë në këtë vend. Do ta kishim zili dhe Afganistanin.