Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 6 deputetët e opozitës, pas kaosit të shkaktuar ditën e hënë në Kuvend.

Me 10 ditë janë përjashtuar deputetët Sali Berisha, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Elda Hoti.

Kjo masë u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste, pasi Flamur Noka hodhi flakadanë drejt kryeparlamentares Lindita Nikolla, dhe më pas ndezi zjarr duke rrezikuar jetën e deputetëve dhe stafit në seancën plenare të ditës së hënë.