TIRANË- Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe 4 deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hotit dhe Edi Palokës për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare, 4 dhjetor.
Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Në kërkesën e PS për përjashtim evidentohet edhe fakti që Noka e Vokshi ndezën disa letra për t’u vënë flakën karrigeve, veprim për të cilin edhe policia ka bërë padi në SPAK. Nëse këto deputetë përjashtohen në mbledhjen e orës 16:00 të Sekretariatit të Etikës, ata nuk do të mund të jenë në seancë ditën e nesërme kur votohet nen për nen buxheti.
Emrat e deputetëve që PS kërkon përjashtimin
Sali Berisha
Gazment Bardhi
Flamur Noka
Edi Paloka
Elda Hoti
Albana Vokshi