Në një kohë kur SPAK kërkon nga Këshilli i Mandateve t’i heqë imunitetin Sali Berishës në mënyrë që t’i hapet rrugë një mase arresti, ish-kryeministri ka thirrur protestë.

Por siç duket nga fotoja më poshtë pak mbështetës i janë përgjigjur thirrjes së Berishës, pasi një grumbull i vogël njerëzish janë mbledhur para kryesisë.

Berisha ka refuzuar të paraqitet pranë policisë gjyqësore, me argumentin se masa ndaj tij ishte marrë duke anashkaluar Kuvendit dhe ai nuk e njihte një vendim anti kushtetues.

Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër, arrest në burg apo shtëpiak.