“Miss Universe Albania 2020”, Paula Mehmetukaj, po bën të ndjehet bukuria shqiptare në nivel ndërkombëtar. Ajo ka arritur të “pushtojë” Stambollin si imazhi zyrtar i kompanisë ndërkombëtare Tarik Ediz për vitin 2024.

Që nga kurorëzimi i saj si “Miss Universe Albania”, Paula Mehmetukaj ka vazhduar të pushtojë skenat ndërkombëtare me elegancën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Fotot dhe videot e saj për fushatën e Tarik Ediz kanë “pushtuar” billboardet e Stambollit, duke sjellë një shkëlqim të veçantë për bukurinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Paula Mehmetukaj vazhdon të jetë fryma e projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike, duke e bërë të qartë se ajo është shumë më shumë se një fituese e “Miss Universe Albania”.

Por përtej këtyre projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike të fotografit të mirënjohur Endrit Mërtiri, përditshmëria e Paulës është e mbushur dhe me shumë angazhime të tjera.

Si pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar, ajo kontribuon në rritjen dhe fuqizimin e zërit të rinisë shqiptare në kongreset europiane dhe ndërkombëtare. Paula Mehmetukaj po shfaqet si një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit, duke treguar se e bukura dhe modelingu janë jo vetëm një pasion, por edhe një pjesë e pandarë e jetës së saj të përditshme.