Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë pa diskutim një nga çiftet më në zë të momentit. Shumë të dashur për publikun dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave.
Së fundmi Kiara Tito ka ndarë me 790 mijë ndjekësit e saj disa foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.
Teksa këto fotot e postuara që në minutat e para morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli.
“Kjo dora e djathtë nuk me pëlqen shumë”, shkruan ai në foton e partneres së tij.
Kujtojmë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar lajmin e ëmbël për shtatzëninë. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ajo është një vajzë.
Lajmin e ka konfirmuar fillimisht këngëtari me këngën e tij më të re në YouTube, që titullohet “Frymë”, ku tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël.