Nga Mero Baze

Shkëlzen Berisha, ju shmang sot ballafaqimit me drejtësinë, duke përsëritur kështu skenarin e babait të tij, pë rmos gjetje adrese. Dhe këtu nuk është se postieri e ka aq të lehtë. Të gjitha shtëpitë që ka në emër të vet I ka dhënë me qira, kurse vet jeton në një vilë që ja ka marrë me qira gruaja, nga ato vila që jepen me 20 mijë euro në muaj, por për atë jepet 2 mij euro në muaj. Kështu që dhe postieri e ka të vështirë, pasi ka trokitur në gjithë dyert që ai nuk është dhe jo atje ku e dinë të gjithë ku është. Pak a shumë si ai përshkrimi që bënte gjyqtarja për mos marrjen e fletëthirrjes nga Berisha, ku ngjiteshin në kat të katërt e dilte Argita, uleshin në kat të tretë u dilte Shkëlzeni por babai nuk gjendje. Tani gjendet babai por nuk gjendet i biri.

Por kjo ka pak rëndësi.

E rëndësishme është që I biri I Sali Berishës tani e kupton që nuk tallet dot më me drejtësinë dhe po përpiqet të fitoj kohë dhe të fshihet me procedura, duke u future dhe ai si I jati në tualet sa herë troket dera dhe sjell letër nga SPAK.

Dhe ka disa arsye përse e bën këtë.

E para kërkon të kuptojë se çfarë thonë dëshmitarët e tjerë dhe çfarë pyetje mund të ketë për atë. Aldo Bumçi, ka pranuar se e ka takuar atë në vitin 2007, për çështje politike në zyrën e tij. Në atë kohë Aldo Bumçi ka qenë I fundit në PD që mund të pyetej për çështje politike, kurse Shkëlzeni formalisht nuk ka pasur asnjë post politik. Madje në kulmin e fushatës elektorale 2006-2007 për zgjedhje lokale , ai ka qenë tërësisht I angazhuar të bënte letrat dhe VKM e Gërdecit dhe shante korridoreve të PD Ilir Rusmalin dhe Ridvan Boden që po ja vononin.

Aldo Bumçin nuk e kishte njeri në llogari. I vetmi problem që kishte PD me të ishte që nuk kishte hequr ende nga puna shoferin dhe sekretaret e Fatmir Xhafës. Për këtë dhe e hoqën pas zgjedhjeve. Me këtë deklaratë si shejtan budalla, Aldo Bumçi thjesht ka pranuar lobimin e djalit Sali Berishës për VKM që kërkonte dhe miratimin formal nga Ministria e Drejtësia. Loja e tij e dytë si shejtan budalla është ajo me shënimin mbi faksin “Për Shkëlzen Berishën”. Vazhdon të thotë se ia nuk është shkrimi I im dhe se letra nuk ka vulë. Po, po. E dimë që nuk është shkrimi yt dhe e dimë që nuk ka vulë, pasi për këtë arsye I është dërguar Shkëlzenit të jap miratim parak pastaj të vuloset e firmoset. Dhe shënimi nuk ka thënë askush që është bërë nga Aldua.

Thjeshtë është dërguar nga faksi i zyrës së Aldo Bumcit dhe për këtë ka provë shkencore, kokën e faksit. Pra Aldua thjeshtë po përpiqet të mbroj vetën duke zhytur dhe më thellë Shkëlzenin por dhe veten e tij duke thënë gënjeshtra para prokurorëve. Së treti që është dhe më e rëndësishme, Shkëlzeni ka gjurmë të tjera të pashlyeshme në tragjedinë e Gërdecit qysh me punësimin e burrit të tezes apo baxhanakut babait të vet tek telefonatat e vazhdueshme me Delijorgjin para tragjedisë dhe 20 minuta pas saj, e deri tek dëshmitarë që e njihnin atë për pronarë real.

SPAK nuk e ka të vështirë ti hetojë ato edhe pa Aldon.

Por mbi të gjitha Shkëlzen Berisha ka problem me përpjekjet e tij për të fshehur pasuritë dhe pastruar parat pas Gërdecit me manovrat e tij banale, me boronica, me pagesat që ka marrë me njerëzit që fitonin PPP nga Berisha dhe me miqtë e rrethit të ngushte të tij që dalin pronarë tokash të familjeve të mëdha shqiptare nga Lalzi deri në Ksamil.

Ndaj ka bërë mirë që nuk u nxitua të shkonte që sot në SPAK. SPAK aty është nuk mërzitet. Nëse nuk ja gjen shtëpinë, e gjen vet Shkëlzen Berishën dhe shoqëron forcërisht. Nuk besoj se këtu shkelet kushtetuta, pasi imuniteti I babit nuk transmetohet gjenetikisht tek I biri. E rëndësishme është që ai u fsheh si mi para drejtësisë dhe ky është dënimi I parë publik që i ka dhënë vetes para shqiptarëve, që presin të përballet me drejtësinë.