Një dramë me mesazhe të forta për nevojën e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore ka përkufizuar të gjithë aksionin e zhvilluar ne Lezhë, në kuadër të 16 ditëve kundër këtij fenomeni.
Lezha dhe Kurbini tashmë do të kenë një qendër e cila do t’u vijë në ndihmë grave dhe vajzave, por jo vetëm. Pjesë e kësaj qendre do të jenë dhe refugjatët afganë, të cilët prej 2 vitesh janë të vendosur në Shëngjin.
Aktivitetet sensibilizuese me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin te qytetarët për të bërë publike, e denoncuar dhunën, si dhe të një përfshirjeje më të madhe të shoqërisë ndaj këtyre fenomeneve, dhe takimet ndërmjet institucioneve.
Për të adresuar shqetësimet pjese e kësaj fushate kundër dhunës me bazë gjinore u bënë nxënës të disa shkollave të Lezhës, ku mes kësaj drame treguan këtë fenomen mjaft shqetësues.