Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar tetë prokurorët kandidatë për tri vendet vakante në SPAK, duke vendosur edhe datën e intervistës së tyre. Në mbledhjen e djeshme, kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.
Këshilli vendosi datën 7 dhjetor, për intervistat me kandidatët duke filluar nga ora 9.00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat.
Në garë janë prokurori i Vlorës Albert Kuliçaj, prokurori Olsi Dado, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, prokurorët Bledar Maksuti, Anita Jella, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj. Pas intervistimit të tyre në KLP, do të jetë një komision tjetër pranë SPAK që do të vendosë përfundimisht tre fituesit.
Prokurorët në garë për në SPAK
1- Albert Kuliçaj
2- Olsi Dado
3- Kreshnik Ajazi
4- Bledar Maksuti
5- Anita Jella
6- Ndini Tavani
7-Sonila Muhametaj