Avokati Romeo Kara komentoi gjithashtu edhe Gërdecin, çështje për të cilën u thirr këtë të mërkurë Shkëlzen Berisha për të dëshmuar në GJKKO. I ftuar në “Tirana Live”, ai theksoi se kjo çështje ishte ‘damka’ që i vuri vulën qeverisë së Berishës së bashku me dosjen e 21 Janarit.

“E tradhtoi veten se kur flasin nuk e mendojnë. Tha kam bërë 40 telefonata politike. Çfarë përfaqëson politikisht ky person. Si mund të flasë një shtetas i thjeshtë vetëm se ka babain kryeministër. E dyta, dosja e shoqëruar me mbishkrim për Shkëlzen Berishën, ka persona për të cilën do të vërtetohet se si është lëshuar. Ne duhet të shohim përmbajtjen e dosjes dhe sa e lidh me Shkëlzen Berishën. Gjithë kjo çështje është e cunguar dhe po merren me pasojat jo me shkakun.

Janë numëruar të gjitha faktet që nuk është i vetmi rast që ia përmendet për korrupsion në Gërdec, dhe ortaku në biznes me Delijorgjin i ka thënë Trebickës që çështja ka dalë jashtë kontrollit, ka vajtur shumë lart deri tek kryeministri dhe i biri i tij, dhe e fundit që shton kafshët kanë dalë jashtë kontrollit. Këta mund ta quajnë veten personazhe politikë por që janë kafshë politike. Unë shoh në Gërdec Berishën. Edhe Mediu duke dashur të justifikojë Berishën, ne si ministri kemi zbatuar vendimin e qeverisë. Ai e lëshoi topin dhe nuk do ta mbajë gjatë Berishën. Kur të hapet çështja e plotë që kemi të bëjmë me një pangopësi, mendoj se është është korrupsion i pastër, damka që i vuri vulë qeverisë së Berishës bashkë me 21 Janarin dhe për këtë arsye nuk do të vijë më në pushtet. “, përfundoi avokati.