Pas daljes nga Parlamenti i zjarreve dhe shashkave, Sali Berisha ka ndaluar para gazetarëve ku ka përgojuar para mikrofonave qytetarët. Një ndër to ishte edhe biznesmeni Gjergj Luca.

‘Edhe për Lucën e tij i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritete shqiptare dhe partnerët ndërkombëtar.’- tha Berisha.

Nuk ka vonuar shumë dhe biznesmeni Gjergj Luca i ka kthyer reston pasdite, por me nota humori natyrisht se tashmë Saliun nuk e merr seriozisht asnjë njeri.

‘Thirrje publike Lolitës time, ka ardhur aty ku nuk mban më. Ose folini foltores të mos shpifë më ose unë do përjashtoj veten nga organizata bazë. Lolita ti je zëri ynë, një për të gjithë e të gjithë për një!’- shprehet Luca.