UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”.

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.
Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për perlën kundër Polonisë në “Air Albania”. Ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

– Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë
– Jasir Asani | Shqipëri-Poloni
– Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri
– Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi
– Yunus Akgun | Turqi-Letoni
– Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni
– Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar
– Sandro Wolfinger | Bosnje-Lihtenshtejn
– Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni
– Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut