Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat ritheksoi se ‘vetëpastrimi i policisë vazhdon’.

I ndalur tek ngjarjet e fundit të grabitjeve, Balla tha se ka kërkuar që Policia e Shtetit të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Për rastin e Prushit hetimet vazhdojnë. Ndërkohë kemi një rritje kriminale në prag të festave, por Policia e Shtetit ka një rekord historik sa i përket goditjes së personave të përfshirë në veprimtari kriminale me vjedhje”, ka shtuar Balla.