Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, në kuadër të Forumit të 14-të Sir Bani Yas.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shprehet se gjatë takimit është theksuar marrëdhënia tejet pozitive mes dy vendeve, si nuk ka kaluar pa u komentuar lufta në Gaza.
Hasani nënvizon se forumi i Sir Bani Yas i mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe, është një platformë që trajton situatën në Lindjen e Mesme dhe botë, dhe se sipas tij, këtë vit, roli i këtij forumi është më vendimtar se kurrë.
“Nderuar të takohem me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, në margjinat të Forumit të 14-të Sir Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Diskutuam bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve, bashkëpunimin e madh si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB dhe situatën humanitare në Gaza. Falënderova Shkëlqesinë e Tij për diskutimet angazhuese dhe mikpritjen në Forumin SBY. Një iniciativë e HH, Forumi është një platformë e mirëformuar për çështje jetike për Lindjen e Mesme dhe botën. Në vitin e saj të 14-të, roli i saj është më vendimtar se kurrë”,- shkruan Hasani.