Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE. Hasani ka zhvilluar takime me homologë, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi ekonomik dhe politik mes vendeve.
Hasani shkruan se presin të punojnë ngushtë për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“Gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, pata disa takime dypalëshe me kolegët dhe homologët e mi José Manuel Albares, Dominique Hasler, Laurence Boone , dhe Murat Nurtleu. Shkëmbyem mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe vendet tona. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan Hasani.