Në ndërkohë që Gjykata pritet të shpallë vendimin e masës së arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha, situata në selinë e PD karakterizohet nga një heshtje e ftohtë.
Në seli nuk ndodhet askush, madje as Flamur Noka, i cili si zakonisht mungon rrallë.
Po ashtu në seli nuk është as personi nën hetim, Sali Berisha dhe as funksionarë të tjerë.
Ndërkohë, ditën e sotme nuk ka planifikim për asnjë agjendë apo dalje të ish-kryeministrit në konferencë për media.