Deputeti Flamur Noka, i cili dikur ka mbajtur dhe detyrën e ministrit të Brendshëm në kohën e qeverisjes Berisha, sulmoi sot gardën e cila ishte bërë gardh tek foltorja për të mos i lejuar të afroheshin për të vijuar skenarin e vendosjes së karrigeve pirg.

Kjo bëri që Flamur Noka të mblidhte pirg karriget përpara punonjësve të gardës. Madje njërit gardist gati sa ia hodhi në kokë karrigen.

‘Hiqi duart se mu në kokë e ke. Hiqi duart!’ thotë ai.

Si në çdo skenar të kaosit që deputetët e Berishës kanë vijuar prej dy muajsh Flamur Noka është i pari që merr stafetën.

Krahu i djathtë i Berishës është parë të hipë mbi kangjellat e Kuvendit të dalë nga dera dhe më pas të hyjë sërish përmes dritares.