Shumë zhurmë për asgjë.” Ky është titulli i komedisë së famshme të William Shakespeare shkruar nga dramaturgu i famshëm britanik në vitin 1600. Ajo u prezantua në skenë rreth të njëjtit vit dhe të gjithë e pamë, në Këshillin e fundit Evropian, me protagonist, në këtë version të ri, kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Ndodhi kjo në shpalljen e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën si vend kandidat për në BE, kundërshtuar fort nga Orban dhe paralajmëruar me veto. Por kjo nuk ndodhi.
Komedia e ofruar nga Viktor Orbán, një veteran i Këshillit Evropian me rreth 14 vjet përvojë, ishte dhe mbetet e paharrueshme.
Si një aktor i mirë dhe kryesisht me përvojë në skenën politike evropiane, Viktor Orbán, kryeministri i një vendi me vetëm 10 milionë banorë, i cili përbën vetëm 1% të PBB-së evropiane, kërcënoi të bllokonte një nga proceset më të rëndësishme të BE, por nuk ia arriti.
I gjithë procesi ka nisur shumë muaj më pare, kur Orbán ka kërcënuar të gjithë BE-në me veto, duke kërkuar në thelb lirimin e të gjitha fondeve evropiane për Hungarnë që janë në “ngrirjen” e Brukselit, bllokuar me pretendimin e diçkaje që nuk shkon në shtetit ligjor të Hungarisë.
Bashkimit Evropian po i mbarojnë paratë
Shumica e buxhetit të BE-së për periudhën 2021-2027 (duke përfshirë të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare) pothuajse është konsumuar. Komisioni Evropian përdori fondet në dispozicion për t’iu përgjigjur situatave të paprecedentë të imponuara nga pandemia Covid-19 dhe pushtimi pasues rus i Ukrainës. Në të njëjtën kohë, këto situata të jashtëzakonshme bënë që vendet anëtare të BE-së, për herë të parë në historinë e BE-së, t’i japin Komisionit fuqinë për emetimin e borxhit të përbashkët. Me fjalë të tjera, të marrë hua nga tregjet deri në 800 miliardë euro, midis 2021 dhe 2026, në mënyrë që të mund të japë, nga ana tjetër, grante dhe kredi për shtetet anëtare. Megjithatë, norma e huamarrjes së BE-së është rritur nga 0.1% në 2021 në 3% në 2023, me rezultat që kostot e ripagimit të interesit janë rritur në qiell dhe nevojiten të paktën 20 miliardë euro.
Për të mbushur këtë boshllëk në “librin e tij të të ardhurave dhe shpenzimeve”, Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve anëtare të bien dakord për një rritje të buxhetit të BE-së. Në të njëjtën kohë BE-ja pranon, të paktën bazuar në shumicën e shteteve anëtare, të japë 50 miliardë euro të tjera për Ukrainën deri në vitin 2027, nga të cilat 17 miliardë do të jenë grante dhe 33 miliardë të tjera në kredi.
Edhe shtetet anëtare të BE-së kanë nevojë për para
Megjithatë, disa vende anëtare të BE-së gjithashtu kanë nevojë për para, një prej tyre është Hungaria. Viktor Orbánit i duhen urgjentisht paratë e ngrira nga BE-ja, ndaj Komisioni disbursoi 10.2 miliardë, një veprim që zemëroi shumicën e grupeve politike në Parlamentin Evropian, por që nuk mjafton për këtë regjim të veçantë të Hungarisë.
Vazhdimi: sfondi i Këshillit Evropian
Mëngjesi i Këshillit Evropian përfshinte kafe, briosh dhe fruta. Në të morën pjesë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Argumentet e Orban, pra nuk duhen të happen negociata anëtarësimi me Ukrainën, filluan të shemben një nga një. Raporti i Komisionit Evropian për Ukrainën u nënshkrua nga komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varlehy, një hungarez dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Orbanit.
Gjatë rreth 12 orëve pasuese, argumentet e kryeministrit hungarez kishin pushuar së ekzistuari pasi 26 krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të BE-së, së bashku me Komisionin Evropian, nisën një sulm të paprecedentë ndaj Hungarisë. Dhe Orban u tërhoq. Për të gjetur një marrëveshje, kancelarja gjermane vendosi t’i afrohej Orbanit dhe t’i sugjeronte që të largohej nga dhoma në mënyrë që pjesa tjetër e liderëve evropianë të votojnë pro fillimit të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, pa “barrën e tij”, çfarëdo që Berlini donte të thoshte me fjalën “barrë”, duke u përpjekur të shkrijë rreth 30 miliardë euro të premtuara nga Komisioni Evropian për Hungarinë.
Viktor Orbán e kuptoi se nuk mund të përplaset me të gjithë BE-në, ndaj zgjodhi atë që institucionalisht quhet “abstenim konstruktiv”. /tesheshi.com/