Nuk ndalen rinovimet te Interi. Pas Dimarco dhe Darmian, edhe Mkhitaryan ka zgjatur bashkëpunimin me klubin zikaltër. Mesfushori armen do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2026.
“Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan: mesfushori i lindur në vitin 1989 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2026” – Shkruan klubi.
Mkhitaryan numëron jo pak por 49 ndeshje me Interin në Serie A. Ai u transferua te kjo skuadër në vitin 2021, pas 3 edicionesh te Roma. Më parë, Miki ka veshur fanellën e Arsenal, Dortmund dhe Manchester United.