Ina Kollçaku ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku shprehet e revoltuar me shumë artistë dhe figura të tjera publike. Sipas Inës shumë prej tyre që kanë shprehur ngushëllimet për familjen as nuk e kanë parë ndonjëherë në teatër Mirushin.

“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka.

Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
Sa të drejtë morale kanë?”