“Çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e BE, krijojnë pengesa të paarsyeshme. Duhet të zgjidhen mes dy vendeve”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp, në të cilën foli për Samitin e djeshëm që u mbajt në Bruksel mes përfaqësuesve të Bashkimit Europiane dhe Ballkanit Perëndimor.

Rama u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke thënë se janë çështje që duhet të zgjidhen mes dy vendeve.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama

“Për modelin tonë të ri revolucionar të inteligjencën artificiale me të cilin do të bëjmë mbivendosjen e masave. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë tonë të procesit duke qenë gati me të gjithë malin e dokumentacionit, 5 vite më shpejt se Kroacia që mbahet mend për një perfomancë shumë serioze dhe i mori 7 vite. Siç do të na merrte edhe ne, mbase edhe më shumë nëse do të ndiqnim rrugën tradicionale, thjesht për të siguruar përkthimin apo redaktimin në gjuhën ligjore të dhjetëra e mijërave faqeve të masave ligjore. Sigurisht që kam informuar dhe për modelin tjetër që nuk është dhe nuk ka si të jetë gati, por synimi ynë është të jetë gati brenda këtij mandati. Modeli i parë ky i procesit të ndërvendosjes të trupit ligjor të BE, në trupën ligjor të Republikës së Shqipërisë e ka kaluar me sukses testin dhe tani jemi në procesin e kolaudimit dhe falë inteligjencës artificiale është më e lartë se sa rruga tradicionale. Kam prekur sigurisht çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me BE, që bazohet tek një religjion i përbashkët që është Europa e të gjithë shqiptarëve si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi të mos harrojmë se dielli për ne lind andej nga perëndon si borxh historik ndaj gjeneratave të tjera dhe patjetër si një fuqi e shtuar për të punuar dhe përballuar me durim çdo vështirësi. Është trajtuar nga unë edhe çështje e vështirësi që prej vitesh krijojnë eksportimet e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri. Ka një sensibilizim shumë të lartë sidomos nga shtete më me eksperiencë në familjen e bashkuar Europiane. Lidhur me faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e BE, krijojnë pengesa të paarsyeshme. Duhet të zgjidhen mes dy vendeve dhe është e paarsyeshme ku në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata, të pengohet apo vonohet sepse ka një çështje bilaterale”, tha ai.