Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka ironizuar daljen në politikë të Argita Berisha-Malltezit, pas arrestimit të burrit të saj Jamarbrit dhe shpalljes së pandehur të babait, Sali Berisha.

Argita ka dalë sot në Kuvendin e Foltores, duke folur për të këqijat e qeverisjes së Edi Ramës, që sipas saj kanë dëmtuar shtresën e mesme, e profesionistët, të cilës Argita tha se i takon.

Mero Baze, në një postim në rrjetet sociale, shkruan: Kjo thotë se “jam ketu sot si mbështetëse e pd dhe profesioniste e shtreses se mesme”. Dhe thonë pastaj që shtresën e mesme e kemi të varfër. Secili me 17 kulla i bie të jetë”.