Qytetarët shprehen të traumatizuar nga zjarri që ra në qendrën tregtar “Metropol” në Lushnjë. “Ishte një gjë e rëndë. Ishte një katastrofë”, tha një banore.

Një qytetare tjetër e secila punonte në një nga bizneset aty pranë tha se ajo që ndodhi ishte një katastrofë për të gjithë të prekurit. “Këtu ishim. Sapo kisha dalë nga puna dhe kur dëgjuam se ra zjarr. Nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Sapo kisha dalë nga puna dhe jam kthyer.

Flitet që ka hyrë ujë por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Shyqyr që nuk ka dëme në njerëz. Jemi pa fjalë. Gjithë ky investim i madh për të gjithë. Me kalimin e kohës mbase do rregullohet”, tha ajo.