Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit votoi sot për t’i hapur rrugë “zhveshjes” së imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me gjashtë vota pro, ky organ dha autorizimin për heqjen e imuniteti, proces ky, i cili prioritet të vuloset përfundimisht në seancën plenare të së enjtes.
Analisti Frrok Çupi, i pranishëm në “Special Report” tha se ky vendim tregoi se drejtësia është aftë të përmbushë vullnetin e popullit duke goditur persona, të cilat ishin personifikuar si të paprekshëm. Ai theksoi se nëse Berisha do të lihet në arrest shtëpi, sërish prittë të kemi ecejake, pasi ai do tentojë të thyejë masën e gjykatës.
“Berisha e ka marrë pushtetin në mënyrë spekulative dhe në pakicë. Ka qenë gjithë jetën në pakicë. Ai ka deklaruar se në kushte të caktuara ka pasur në duar disa snjapers, që i kishte vendosur në drejtim të kokave të opozitës. Ai i ngjan liderëve të botës së krimit. Çdo person, jo vetëm Berisha, kur ndodhet në kriza të tilla politike dhe morale, ata tregojnë të vërteta, njësoj siç tregon një i dehur. Lëvizja e tij ka qenë dhe është kundër drejtësisë. Tani është një shtet tjetër dhe praktikisht burgosja e Berishës është dëshmi se shteti mund të vendosë vullnetin e popullit mbi krimin.
Ndahet sot nga e kaluara e krimit shtetëror, por nuk do ishte realizuar dot siç nuk u realizua kur janë kryer krime të mëdha të Sali Berishës. Nëse Berisha lihet në arrest shtëpie, që është mase më e lehtë, ne do kemi një kalvar ecejakesh, sepse Berisha në arrest shtëpie do të tentojë të shkel prapë ligjin ose do të provokojë policët që do ta ruajnë, ose do të tentojë të krijojë dramë policëve që t’u ngelet në dorë. Do të tentojë të krijojë patjetër probleme. Masa për arrestimin e Sali Berishës është në favor të tij”, tha Çupi.
Për Çupin, izolimi i Sali Berishës është i domosdoshëm: “Ish-kryeministri është e domosdoshme që të ruhet ose në shtëpi ose në burg. Është e domosdoshme të ruhet stabiliteti i vendit. Izolimi i tij është i domosdoshëm”, tha ai. Ai komentoi edhe protestën e thirrur nga Sali Berisha pra Kryesisë së Kuvendit, paralelisht me kohën kur nisi mbledhja e Këshillit të Mandateve. Në protestë nuk u pa aleati i tij Ilir Meta, dhe për këtë Çupi tha se kreu i PL-së donte të tregonte se është në rrezik për vete nga drejtësia.
“Ka shkëputjen totale nga Sali Berisha, sepse ai e di se nuk të çon askund Berisha përveçse në burg. Donte të tregonte se është në rrezik për vete. Figurat që ishin në protestë janë farë e fisi i tij, por ajo që doja të thoja dhe dua të them, se mbështetja nuk konsiderohet më, sepse është e mbaruar. PD zyrtare më në fund ngriti stekën dha besueshmëri, sepse tregoi se di të ndahet nga një njeri i tillë.
Ky është akti i dytë pasi Basha e përjashtoi atë. Qe një mbrojtje hileqare. Kërkesat, diskursi i gjatë jo prej profesionisti, thash e themet që sillnin, ata bënë propagandë dhe sot përfundimisht u shpua edhe tullumbacja e mbrojtjes së Berishës”, u shpreh ai.