Izraeli njofton se ka arrestuar më shumë se 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik gjatë ditëve të fundit dhe i ka transferuar ata në territorin e tij për t’i marrë në pyetje.

Shumë prej personave të arrestuar ishin fshehur mes civilëve, teksa pjesa më e madhe e tyre u dorëzua vullnetarisht tek trupat izraelite.

Izraeli filloi operacionin e tij hakmarrës pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë rreth 240 pengje.

Të paktën 20,000 njerëz janë vrarë dhe 50,000 janë plagosur në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Deklarata e përbashkët nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet bën me dije se marrja në pyetje e 200 luftëtarëve pasoi arrestimet në Gaza të “qindra të dyshuarve të përfshirë në aktivitete terroriste”.

Të premten, këshilli miratoi një rezolutë që synonte të aplikonte pauza dhe korridore të zgjeruara humanitare në të gjithë Gazën.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia abstenuan në votim, ndërsa 13 anëtarët e tjerë të këshillit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte abstenuar më parë në një rezolutë të ngjashme e mbështetën atë.