Nga Sandër Çipa/
Sot, shtatë vite që Andrea Stefani është në botën e amëshimtë.
Ne miqtë e të njohurit e tij, jemi në vetminë pa të, dhe në meditimin për ‘të.
Jeta ka rrjedhur; e dy fëmijët e tij, janë rritur…
Shumë gjëra në jetën publike janë përkeqësuar e disa tët jera kanë ndryshuar.
Ne kemi pësuar ndryshimin e duhur dhe atë, të padëshirueshëm njerëzor. Në kohën e të qenit të tij në amëshim, ne nuk kemi pasur atë zë që kumbonte aq drejtpërsëdrejtë në veshët e publikut….si për ata që e deshën dhe për ata që e refuzuan. Sidoqoftë, në komunitetin tonë, iku si idealist i fundit i komunitetit profesional.
I paharruar mbetesh miku im Andrea!!!!