Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ka dy çështja të hapura, dy çështje që po trazojnë jo pak ambientin, e para e ardhmja e Allegrit dhe e dyta ajo e Vlahovic. Për të thyer heshtjen ka menduar vetë sulmuesi serb, i cili nuk fshihet por është i qartë teksa shpreh vullnetin e tij:
“Unë kam ende dy vite kontratë, nuk e kemi me nxitim, por Giuntoli dhe agjenti im po diskutojnë. Unë jam shumë i lumtur të qëndrojë këtu”, u shpreh ndër të tjera Vlahovic për La Gazzetta dello Sport.
Ndërkohë e paqartë është e ardhmja e Allegrit pasi mediat shkruajnë se në fund të këtij sezoni do të largohet. Në vigjilje të sfidës me Monzën, në këtë diskutim është përfshirë edhe Galliani i cili i ka dalë në krahë Allegri:
“Unë jam me Max”, shkruan Corriere dello Sport, duke iu referuar deklaratës së Gallianit.